Shkup, 9 gusht – Prokurorja speciale, Lile Stefanova, si përfaqësuese e aktakuzës në rastin “Perandoria”, ku në mesin e të akuzuarve gjendet edhe Orce Kamçev, përmes një kumtesë publike i ka sqaruar të gjitha dilemat dhe zhvillimet që kanë pasuar me rastin e lëndës gjyqësor “Perandoria”, transmeton Koha.
“Në gusht të vitit 2018, të dyshuarit Jordan Kamçev dhe Cvetan Pandeleski tentua të ndikojnë tek un përmes mikut tim Vanço Çifliganec, mbi procedurën parahetimore e cila asokohe zhvillohej kundër tyre. Për këtë situatë unë në mbledhje e njoftova Katica Janevën dhe të gjithë prokurorët e pranishëm. Njëkohësisht e njoftova edhe ekipin tim të hetuesve. Në takim që u zhvilluan në hapësirat e Prokurorisë Speciale Publike, zotëriu Vanço Çifliganec tentoi të marrë informacione për procedurën që zhvillohen ndaj “miqve të tij”, Cvetan Pandelski dhe Jordan Kamçev. Zotëriut Çifliganec ia bëra me dije se nuk ka asnjë bazë që ne të zhvillojmë bisedë për lëndën në fjalë. Plotësisht janë të pavërteta pohimet e të dyshuarit Jordan Kamçev, të publikuar në bisedën ku keqpërdoret emri im. Vlerësoj se qëllimi i këtij publikimi është diskreditimi im si prokuror që e zhvillon procedurën kundër tij, posaçërisht që e ka xhiruar bisedën me personin Bojan Jovanovski. Në procedurën e mëtutjeshme as një person nuk ka kërkuas asgjë për këtë lëndë, dhe aq më pak kam njohuri se këso kërkesa ka pasur edhe drejtë Katica Janevës”, thotë Stefanova.
Gjatë sqarimit të rrjedhës së procesit për lëndën “Perandoria”, ajo shton se në pjesën e dytë të dhjetorit të vitit 2018, ka reaguar për vendim e Katica Janevës, e cila masën e paraburgimit të dyshuarve në rastin “Perandoria”, ua zëvendësoj me paraburgim shtëpiak. “Vlerësoja se paraburgimi shtëpiak nuk mundet ti ndal të dyshuarit që mos të ndikojnë mbi procedurën, që u vërtetua me publikimet e fundit që u publikuan”, thekson ajo.
Reagim shtesë nga Lile Stefanova, drejtë shefes së saj Katica Janeva, ka pasur edhe në mars të këtij viti, kur kjo e fundit ka dhënë pëlqimin që t’i jepen dokumentet e udhëtimit të dyshuarit Cvetan Pandeleski. “Përkundër mos pajtimit tim, ai pëlqim u dha”, tregon ajo.
Po ashtu prokurorja speciale Lile Stefanova, në kumtesën publike sqaron se vendimi për dhënien e dokumentit për udhëtim ndaj Jordan Kamçevit, shefja e saj Katica Janeva e ka dhënë në kohë kur ajo e ka shfrytëzuar pushimin vjetor dhe për këtë vendim ajo nuk ka qenë e informuar.
“Për këtë vendim kuptova nga prokurorja Elizabeta Josifoska, tek e cila është dërguar për nënshkrim mendim i përgatitur në formë të shkruar”, thotë Stefanova.
Pas këtyre ngjarjeve me 16 prill të këtij viti, Stefanova tregon se në zyrën e Katica Janevës është zhvilluar një mbledhje, ku shefja e PSP-së ka shpalosur disa vendime para prokurorëve të pranishëm, me çka përfshiheshin veprimet edhe për rastin “Perandoria” dhe “Banka Postare”.
“Konkretisht u udhëzuam që më së voni deri me 6 maj të këtij viti deri tek ajo të dorëzojmë raporte me shkrim për dëmit e shkaktuar në të dy lëndët që të dyshuarit duhet ta paguajnë ndaj shtetit, me çka lëndët “këtu duhet të mbyllen” dhe të dyshuarit “mos të shkojnë në burg”. Por, unë dhe prokurori Burim Rustemi përgatitëm raporte të shkruara ku përveç vlerës së dëmeve, i theksuam edhe dënimet eventuale me burg që në pajtim me Kodin Penal eventualisht mund të shqiptohen. Në mënyrë shtesë për rastin ‘Perandoria’ theksova se është në fazë shumë të hershme për arritjen e ndonjë marrëveshje dhe se kjo hetimet duhet të vazhdojnë edhe në periudhën që vijojnë”, tregon Stefanova. (koha.mk)