Uashington, 7 prill – Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stefani Grisham më nuk do ta kryejë këtë funksion, por do të punojë si shefe e kabinetit të zonjës së parë të SHBA-së, Melania Tramp.
Ajo në vendin e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë është vendosur në prill të vitit të kaluar, ku e zëvendësoi Sara Sandersin, ndërsa është interesant se që prej asaj kohe nuk ka realizuar asnjë pres-konferencë.
Shefi i ri i kabinetit të presidentit amerikan Donald Tramp, Mark Midouz, është përgjegjës të emërojë një zëdhënës të ri të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa ndër kandidatët më serioz janë zëdhënëesja e Ministrisë së Mbrojtjes, Alisha Fara dhe zëdhënësja e fushatës së shefit të shtetit, Kajli Mekinani.(koha.mk)