Stefan Hartel e ka paralajmëruar boksierin kosovar, Haxhi Krasniqi se do ta mposhtë në meçin e tyre të 11 majit dhe do ta bëjë atë të pensionohet nga boksi profesionist
Stefan Hartel ka dhënë deklarata të mëdha në konferencën për shtyp, të mbajtur sot para meçit të 11 majit, shkruan Gazeta Express.
Boksieri gjerman e ka paralajmëruar boksierin kosovar, Haxhi Krasniqi se do ta mposhtë në meçin e Magreburgut muajin e ardhshëm dhe se do ta bëjë atë të pensionohet nga boksi profesionist, duke ia marrë kështu brezin e artë të kampionit evropian, të cilin e mban aktualisht junikasi.
“Do ta mposhti Robin ‘Haxhi’ Krasniqin dhe do ta detyroj atë të pensionohet. Fakti është se unë jam boksier më i kompletuar dhe më i gatshëm se asnjëherë më parë. Natyrisht, anulimi i meçit të vitit të kaluar ishte i dhimbshëm për ne dhe jam i gëzuar që Krasniqi ma dha një mundësi tjetër për t’u përballur. Por, ne jemi një pako dhe në fund ekipi i Berlinit do të fitojë”, ka thënë boksieri gjerman.
Krasniqi dhe Hartel janë pjesë e ekipit SES dhe kjo do të jetë lufta e parë në mes tyre.