Stefan Hanev: Zgjidhja e çështjes midis dy shteteve është tek politikanët, jo tek historianët

21

Sofje, 16 qershor – Zgjidhja e çështjes midis dy vendeve është tek politikanët. Historianëve nuk duhet t’u lihet të jenë udhëheqës në politikë, sepse politika është përgjegjësi e qeverive, deklaroi në intervistënkryeministri  bullgar Stefan Janev.

Janev thotë se nevojitet të dy qeveritë të ulen dhe në mënyrë pragmatike të bisedojnë se çka mund të bëhet, që të arrihet zgjidhje.

“Historianët janë njerëz të shkencës. Sipas meje, njerëzit e shkencës duhet të merren vetëm me shkencë, t’i  dëshmojnë tezat, dhe kuptohet, në bazë të fakteve dhe dëshmive me seriozitetin dhe përgjegjësinë e domosdoshme. Por atyre  nuk duhet t’u lihet që të jenë udhëheqës në lidhje me politikën,  sepse politika është përgjegjësi e qeverive. Politika është përgjegjësi e pushtetit ekzekutiv, e cila përgjigjet në nevojat e qytetarëve. Nevojat e qytetarëve  definohen përmes votimit   në zgjedhjet adekuate, gjegjësisht  zgjidhja e kësaj çështje është në jetën politike dhe në qeveritë e të dy shteteve”, thotë Janev.

Sipas Janevit plotësimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë zhvillohet ngadalë, ndërsa Komisioni i përbashkët maqedono-bullgar për çështje të arsimit dhe të historisë  nuk ka arritur asgjë në punën e saj.

“Po, kemi thënë se ai Komisioni duhet të arrijë diçka, por e dukshme është se ajo asgjë nuk ka përfunduar. Kjo ishte e qartë  që në vitin e parë, të dytë. Duhet të presim edhe pesë vjet ai komision të arrijë diçka? Sipas meje,  kjo nuk është reale”, vlerëson Janev në intervistë.

Kryeministri bullgar theksoi se  ky është edhe apeli i tij, gjegjësisht çështja të zgjidhet me bisedë midis dy qeverive.

“Prandaj, apeli im, gëzohem që zotëri Zaev do të jetë mysafiri ynë nesër,  është pikërisht kjo. Qeveritë të ulen dhe në mënyrë pragmatike të bisedojnë  se çka mund të bëhet, sepse, siç thashë,  për të gjithë vullnetin e mirë që u shpreh gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë në vitin 2017, e dukshme është se plotësimi i tij nuk zhvillohet. Ky, është viti i katërt që kur është nënshkruar, dhe ne nuk kemi kurrfarë përparimi”, thotë kryeministri bullgar Janev.

E gjithë intervista me video-materialin do të publikohet nesër.