Shkup, 21 gusht – Bisedimet mes grupeve të punës mes pushtetit dhe opozitës për Ligjin për Prokurori publike me të cilën zgjidhet edhe e ardhmja e PSP-së është në status- kuo dhe tani për tani nuk është paraparë takim i ri.
Nga Ministria e Drejtësisë për MIA konfirmojnë se tani për tani nuk ka ndryshime në bisedimet mes Ligjit për Prokurori publike dhe për sot nuk është caktuar takim mes grupeve të punës.
Edhe pse pritej grupet e punës të dy partive të negociojnë nga fillimi i kësaj jave, ajo nuk ndodhi, ndërsa takimi i tyre i fundit është mbajtur në korrik dhe prej atëherë pozicionet e dy palëve janë të pandryshuar.
Pushteti, siç ka potencuar më shumë herë është e gatshme të përgjigjet në disa kërkesa të opozitës, por linja e kuqe është lufta e pakompromis kundër kriminalitetit, derisa opozita është e qëndrimit se nuk pranon transferimin automatik të prokurorëve publik të PSP-së në Prokurorinë e sapoformuar për ndjekje të krimit dhe korrupsionit të lartë, as edhe ajo të udhëhiqet nga Ruskovska.
Pengesë janë edhe hetimet, të hapura pas 30 qershorit 2017 për të cilat opozita propozon të merren nga Prokurori publik, derisa pushteti konsideron se prokurorët nga PSP duhet të vazhdojnë të punojnë në lëndët.
Seanca parlamentare për propozim- ligjin është caktuar më 27 gusht pas kthimit të deputetëve nga pushimi kolektiv. Për ligjin nevojitet dy të tretat e shumicës, ose mbështetje prej 80 deputetë.
Bashkësia ndërkombëtare është njëzëri në kërkesën deri te autoritetet e Maqedonisë së Veriut lidhur me rastin “Reket” të tregojnë në vepër se në vend ka sundim të të drejtës dhe se shteti juridik funksionon, ndërsa Ligji për prokurori është jashtëzakonisht i rëndësishëm në vendimin e ndarjes së datës së negociatave për anëtarësim në BE që pritet të jepet në tetor.
Fillimi i negociatave me Unionin, por edhe anëtarësimi zyrtar në NATO dhe faktori ekonomik janë arsyet për të cilën pushteti nuk dëshiron të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ku opozita insiston dhe siç paralajmëroi do ta rrisë presionin mbi qeverinë këtë vjeshtë. (koha.mk)