Shkup, 29 gusht – Festivali internacional artistik në rrugë “Statuafest” do të mbahet më 14 dhe 15 shtator në rrugën “Maqedonia” nga ora 18:00 e deri në mesnatë.
Statuja të gjalla do të arrijnë nga Spanja, Bullgaria, Serbia, Ukraina për ta mundësuar zbukurimin e Shkupit, por edhe të tregohet specifikimi i këtij profesioni para publikut të Maqedonisë. Përveç statujave të gjalla do të ketë edhe dixhej dhe grupe muzikore.
Sivjet në festival do të marrin pjesë edhe artistë nga Maqedonia dhe do të prezantohet produksioni “TEATPOCK” i cili merret me këtë lloj të artit.
“Më shumë se dhjetë vjet kemi punuar si statuja të gjalla në rrugë, punojmë me maska, me kostume të ndryshme, të cilat karakterizojnë diçka konkrete, të bëra në mënyrë autentike për ta shpjeguar historinë tonë e cila përveç asaj që e argëton popullin nëpër rrugë, synon edhe ndaj asaj që të jetë sy vigjilenti jetesës sociale dhe ta demonstrojë nevojën për një jetë më të mirë, Për të gjithë”, kumton “TEATPOCK”.
Mbështetës i përgjithshëm i festivalit është Qyteti i Shkupit.