Shkup, 25 shkurt – Në tremujorin e fundit të vitit 2019 transporti urban-ndërurban e kanë shfrytëzuar 19.191.000 persona, me atë hekurudhor janë transportuar 148.000, ndërsa me aeroplan kanë udhëtuar 623.546 persona, informon KOHA.
Sipas Entit shtetëror të statistikës, në transportin tokësor numri i udhëtarëve të transportuar është 1.605.000. Në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2018, sasia e mallrave të transportuar në transportin tokësor është rritur për 19,3 për qind, në hekurudhor për 50 për qind, ndërsa në transportin ajror është ulur për 10,1 për qind. (koha.mk)