Juventus është skuadra që ka startin më të mirë të sezonit nga të gjitha skuadrat e top pesë ligave evropiane.Skuadra e Massimiliano Allegrit është lidere në kampionatin italian, gjithashtu ka paraqitje fenomenale edhe në Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.net.
Të gjitha repartet e “zonjës së vjetër” duken shumë solide. Transferi i Ronaldos e bën sulmin e tyre edhe më të frikshëm. Fitorja ndaj United, ishte e treta në po aq ndeshje në kuadër të Ligës së Kampionëve gjatë këtij sezoni, për skuadrën e Allegrit.
Por, ajo që tërheq vëmendjen më të madhe është konsolidimi në fazën defanzive. Juventus nuk ka pranuar asnjë gol në tri takime në fazën e grupeve. Kjo tregon se skuadra është mjaft mirë e komponuar dhe pretendente kryesore për triumfin në Ligën e Kampionëve.