Afro 6,2 milionë shtetas madhorë të Gjermanisë nuk munden që të lexojnë dhe të kuptojnë tekst të shkruar në gjuhën gjermane, theksohet në investigimin nga Ministria gjermane e Arsimit. Gjermania ka gjithsej 82 milionë banorë.
“Gjysma e qytetarëve me probleme gjatë leximit, gjuhën gjermane e kanë gjuhë amtare. Të tjerët janë rritur me gjuhë të tjera”, deklaroi Anke Grotlusken, njëri prej autorëve të punimit shkencore me titull “Leo 2018 – jeta me arsimim të kufizuar”.
Sipas të dhënave, 78 për qind e shtetasve gjermanë të cilët gjermanishten nuk e kanë gjuhë amtare, mund të lexojnë dhe të kuptojnë tekste të vështira në gjuhën e tyre amtare.
Mbi 60 për qind e personave me arsimim të kufizuar kanë një punë stabël.
Sipas Sindikatës të të punësurave në arsim dhe në shkencë “një numër kaq i madh i personave gjysmë të arsimuar nuk është i tolerueshëm”.(koha.mk)