Real Madridi ishte superior në barazimin 0:0 ndaj Barcelonës në ‘Camp Nou’ dhe statistikat e kësaj ndeshje e konfirmojnë dominimin e madrilenëve. Djelmoshat e Zinedine Zidane shpenduan më shumë kohë se Barcelona në zonën e kundërshtarit dhe shumë lehtë kanë mundur të arkëtojnë tri pikë, shkruan Zëri.info, përcjellë gazeta Koha.
Këtu janë gjashtë pikat që shpjegojnë se si ‘Los Blancos’ ia dolën ta kontrollojnë derbin në mbrëmjen e së mërkurës:
- Real Madridi ka pasur dy herë më shumë goditje sa Barcelona (11 goditje, katër prej tyre në portë, krahasuar me pesë goditjet e Barcelonës, dy prej tyre që ishin në portë)
- ‘Los Blancos’ kanë pasur tri goditje më shumë nga korneri (gjashtë i kishin mysafirët, dy vendasit)
- Shumica e ndeshjes u luajt në zonën e Barcelonës (më shumë se 60 përqind në 90 minuta)
- Real Madridi kishte tri herë më shumë krosime në zonë (32 herë, krahasuar me tetë të Barcelonës)
- Real Madridi kishte saktësi më të mirë të pasimeve (88.3 përqind krahasuar me atë të Barcelonës 87.2 përqind)
- Vizitorët e rikuperuan topin më shumë se katalunasit (55 herë krahasuar me vendasit 51 herë).
Pavarësisht kësaj, skuadra e Ernesto Valverdes arriti ta kishte posedimin me 52.3 përqind, derisa Real Madridi e kishte 47.7 përqind.