Enti Shtetëror për Statistikë vendosi aplikim për pajisje celulare – Makstat ku shfrytëzuesit do të mund t’i ndjekin të dhënat statistikore përmes telefonave të tyre celular. Aplikimi Makstat përmban informacione për indikatorët më të rëndësishëm socio-ekonomik në Maqedoni dhe të dhëna statistikore të prodhuara përmes hulumtimeve statistikore të Entit Shtetëror për Statistikë dhe Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë. Aplikimi është i qasshëm në gjuhën maqedonase dhe angleze.