Pep Guardiola e ka quajtur Manchester City-n e tij si një bishë pas fitores së 15-të radhazi, një rekord i ri në kampionatin anglez. Liderët e Premier League kanë qenë në disavantazh për vetëm 70 minuta gjatë barazimit me Everton dhe me Bournemouth (8 minuta), Huddersfield (2 minuta) dhe West Ham (13 minuta) që kanë marrë kryesimin ndaj Cityt.
Ecuria e Qytetarëve nën drejtimin e Guardiola-s ka qenë shpërthyes me 52 gola të ardhur nga çdo kënd. Sergio Aguero, i cili ndan rolin e qendërsulmuesit me Gabriel Jesus, ka shënuar 10 gola ndërsa Raheem Sterling ka shënuar 9 gola. Jesus ka 8 ndërsa Sane ka kontribuar me 6 gola.
Ciry ka tre lojtarë në listën e golashënuesve më të mirë të Premier League teksa Sane, David Silva dhe Kevin De Bruyne janë duke ndjekur shënuesit më të mirë. De Bruyne, i cili ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Premier League këtë sezon, është në krye të renditjes së asisteve bashkë me David Silva-n, të dy kanë nga tetë asiste.
City ka grumbulluar më shumë pikë se i gjithë sezoni i 1995/96, 2000/01, 2003/04, 2005/06 dhe 2006/07. 13 gola të City-t kanë ardhur në 15 minutat e fundit. Guardiola-s i është dhënë një buxhet i bollshëm për të krijuar një skuadër fantastike, dhe këtë e ka bërë më së miri. Ndeshja e radhës do të jetë ndaj Tottenham.