Kosova ka arritur në sekondat e fundit të marrë fitoren ndaj Bullgarisë në Sofje, 2 me 3, në ndeshjen eliminatore për Euro 2020. Goli i fundit erdhi pas shumë rasteve të lëshuara.
“Dardanët” dominuan plotësisht në ndeshje e këtë e dëshmojnë edhe statistikat.
Kosova pati 17 raste për gol, kundrejt pesë që patën bullgarët.
Sa i përket posedimit të topit, Kosova dominoi me 61 për qind.
Për pasime, “Dardanët” ishin më të saktë duke kompletuar 82 për qind të pasimeve, ndërsa Bullgaria kompletoi 79 për qind të pasimeve. Kosova pati 286 pasime të kompletuara, ndërsa Bullgaria 221.
Bullgarët patën më shumë rivënie nga këndi, shtatë, kundër katër që kishin “Dardanët”.
“Dardanët” u zunë shtatë herë në pozitë jashtë loje, ndërsa bullgarët vetëm dy herë.