Sistemi statistikor i Maqedonisë është renditur në vendin e 30-të në suaza botërore, në vendin e gjashtë mes vendeve të Evropës Jugore dhe në vendin e parë mes vendeve-kandidate dhe kandidatëve potencialë për anëtarësim në BE, në raportin e hulumtimit të institucioneve nacionale statistike të 173 vendeve të botës për vitin 2016, që e bën organizata joqeveritare Open data watch (ODW), e cila merret me hulumtime dhe analiza të ndërlidhjes së të dhënave të hapura (Open data) dhe të dhënave statistike zyrtare.
Në krahasim me renditjen në vitin 2015, statistika e Maqedonisë është renditur më lart për 24 vende në korniza botërore (54 vende në vitin 2015) edhe pse në hulumtimin për këtë vit për herë të parë janë kyçur edhe vendet e zhvilluara, e jo vetëm vendet në zhvillim.
ODW angazhohet për të dhëna të hapura dhe punë me organizata tjera joqeveritare dhe agjenci ndërkombëtare të promovimit të përfitimeve nga shfrytëzimi i të dhënave të hapura, sidomos në vendet në zhvillim.
Të dhënat janë të grupuara në tre kategori kryesore: statistika sociale, statistika ekonomike dhe statistika të mjedisit jetësor.