Shkup, 1 mars – Instituti parlamentar, si njësi e veçantë organizative në kuadër të Kuvendit, e realizon programin “Kam Qëndrim” me qëllim të edukimit të të rinjve për punën e Parlamentit. Të rinjtë e interesuar për këtë program mund të paraqiten në [email protected] ose në numrin e telefonit 02/31 82 227.
“Kam qëndrim”, siç informojnë nga Instituti parlamentar, paraqet simulimin e procesit ligjdhënës, procedurës ligjdhënëse, debatit ligjdhënës dhe procesit të asaj se si një propozim bëhet ligj.
“Të rinjtë të cilët do të paraqiten të marrin pjesë në programin e Institutit parlamentar “Kam qëndrim”, fillimisht do të përgatiten në orët në shkolla, ndërsa më pas të paraqiturit do të vazhdojnë me edukimin në Kuvend, ku do të realizohet seancë plenare simultan, në të cilën do të debatohet dhe të merren vendime, në bazë të vendimeve të ofruara në Kuvend. Në fund të programit, pjesëmarrësit në “Kam qëndrim”, do të kenë mundësi ta vizitojnë edhe godinën e Kuvendit, me atë që do t’i njoftojnë edhe funksionet e objektit në kohë të ndryshme, si edhe hapësirat ku punojnë dhe marrin vendime deputetët”, theksojnë nga Instituti parlamentar.
Që atje theksojnë se të rinjtë luajnë rol të rëndësishëm në krijimin e politikave në shtet dhe kontribuojnë për zhvillimin vetëdijes dhe kulturës demokratike.