Starton International Champions Cup: Reali, Juve, Bayern, Inter e United – pesë prej 12 pjesëmarrësve

Tani ka hyrë në vitin e shtatë të organizimit të International Champions Cup, i cili është një turne para sezonal dhe zhvillohet në një numër qytetesh anembanë botës.

Dymbëdhjetë skuadra do të konkurrojnë në 16 vende në mbarë botën, ku secili ekip do të luajë tre ndeshje në shumë shtete.

Në këtë garë prestigjioze do të marrin pjesë 12 skuadra, ku disa prej janë top ekipe botërore duke përfshirë Juventusin, Bayern Munichun, Real Madridin e Arsenalin.

Tashmë është zhvilluar ndeshja e parë, ku Fiorentina ka arritur të rrëmbejë pikët e plota pas triumfit 2-1 kundër Guadalajaras.

Kujtojmë se turne do të përfundojë më 10 gusht, kur Atletico Madrid luan kundër Juventusit në Friends Arena në Stokholm, Suedi.

Më poshtë është lista e ekipeve pjesëmarrëse nga secili shtet dhe orari i ballafaqimeve mes tyre.

Anglia: Arsenal, Manchester United, Tottenham Hotspur

Spanja: Atletico Madrid, Real Madrid

Gjermania: Bayern Munich

Italia: Milan, Fiorentina, Inter, Juventus

Portugalia: Benfica

Meksika: Guadalajara.