Shkup, 27 dhjetor – Agjencia për të rinj dhe sport (ARS) në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme sot i fillon fushatat “Dhuna lind dhunë. Ndaloje, mos e ndiz” dhe “Respektoji rregullat e trafikut, respektoje jetën. Mos pi kur nget makinë”, me qëllim që ta ngrit ndërgjegjën tek të rinjtë se mosrespektimi i rregullave të trafikut e rrezikon jetën e tyre, si dhe të personave të tjerë dhe t’i nxit të rinjtë të mos përdorin gjuhën e urrejtjes.
ARS, me qëllim që ta ngrit ndërgjegjën e të rinjve se me mosrespektimin e rregullave të komunikacionit, e rrezikojnë jetën e tyre dhe i sjellin në rrezik jetët e pjesëmarrësve tjerë në qarkullim, ka përgatitur dy video të quajtura “Edhe një” dhe “Nuk janë të gjitha dritat, drita të festave”, si mjete kryesore promovuese.
Me fushatën “Dhuna lind dhunë”, ARS në bashkëpunim me MPB-në dëshiron t’i edukojë dhe nxitë të rinjtë të mos përdorin gjuhën e urrejtjes, por edhe të mos i nënshtrohen çfarëdo qoftë lloji të dhunës, fare, por përkundrazi të jenë më aktiv dhe të kyçen në procesin e kundërshtimit dhe parandalimit të të gjitha paraqitjeve të veprimit të dhunshëm. Janë përgatitur dy video të quajtura “Dhunë” dhe “Grushti”.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski theksoi se të gjithë bashkërisht duhet të kujdesemi për sigurinë, duke theksuar se në periudhën MPB-ja ka promovuar qasje parandaluese si punë të rregullt policore.
Theksoi se muajin e kaluar është zbatuar në mënyrë aktive fushata, në vigjilje të festave të fundvitit, me qëllim që të parandalohet shfrytëzimi i mjete piroteknike.
“Në 10 vitet e fundit më pak ka viktima në aksidente në vitin 2018”, theksoi Spasovski.
Theksoi se efekti më i madh gjatë ruajtjes së sigurisë është pikërisht parandalimi.
Drejtori i ARS, Darko Kaevski theksoi se fushatat janë me qëllim që t’i nxisin të rinjtë sa më pak që është e mundur të marrin pjesë në trafik nën ndikimin e alkoolit, si dhe të mos përdorin gjuhën e urrejtjes.
“Në vitin 2017 numri i personave të vdekur në aksidente është 155, prej tyre 36 kanë qenë të moshës deri 24 vjeçare. Një shifër që tregon se duhet të parandalohet, që t’i mënjanojmë dukuritë e këtilla”, potencoi Kaevski.
Theksoi se fushata e dytë “Dhuna lind dhunë. Ndaloje mos e ndiz” ka të bëjë me diçka që është më aktuale në periudhën e kaluar, duke theksuar se sidomos në ndeshje sportive, kanë ndodhur shumë ngjarje të pakëndshme, që tregon se institucionet shtetërore duhet në mënyrë përkatëse të reagojnë dhe të parandalojnë bashkërisht.