Amir Rrahmani do të vazhdojë karrierën në Belgjikë te skuadra e Standart Liege-it. Shtatlarti nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e Dinamos së Zagrebit në Kroaci, por do të firmosë për ekipin e ri.
Një marrëveshje e tillë ishte përfolur prej kohësh, por tashmë ka ardhur dhe firma përfundimtare. Media belge, “Votebalkrant”, ka njoftuar se palët kanë gjetur akordin dhe prezantimi pritet të vijë javën e ardhshme.
Belgët do të paguajnë rreth 2-3 milionë euro për kartonin e shtatlartit, ndërsa shqiptari do të gjejë atje dhe shokun e ekipit në Përfaqësusen e Kosovës, Mërgim Vojvodën.