Shkup, 7 shtator – Republika e Maqedonisë Veriore vazhdon të rritet dhe gjatë vitit 2019 e nxitur nga rritja e konsumit dhe investimeve, kumtoi Ministria e Financave, duke transmetuar vlerësimin e Agjencisë “Standard dhe Purs” që vendi ynë sërish e ka konfirmuar rejtingun kreditor BB-, me pamje të qëndrueshme.
Agjencia projekton rritje ekonomike mesatare prej rreth tre për qind deri në vitin 2020, i mbështetur nga përforcimi i kapaciteteve institucionale në kuadër të procesit të inkuadrimit në BE. Deficiti buxhetor pritet të jetë mesatarisht rreth 2,5 për qind në periudhën pas vitit 2019. Agjencia e vlerëson borxhin publik si mesatar në kontekst global dhe vlerëson se edhe pse borxhi do të rritet deri në vitin 2020, mëtutje do të stabilizohet në nivel prej rreth 45 për qind.
Nga Ministria e Financave thonë se “Standard dhe Purs” pret gjatë muajve të ardhshëm të nisin negociatat për anëtarësim në BE, që do të ndikonte në përshpejtimin e reformave dhe përmirësimin e kapaciteteve institucionale në vendin tonë.
Sipas Agjencisë, përmirësimi i rejtingut kreditor mund të vijojë me implementimin në kohë të reformave, përforcimin e përkushtimit të institucional dhe përmirësimin e perspektivave ekonomike, Nga ana tjetër, kthimi i tensioneve politike apo ngadalësimi i ritmit të reformave, mund të pasqyrohen negativisht ndaj rejtingut kreditorë.
Krahas konfirmimit të sotëm të rejtingut kreditor nga “Standard dhe Purs”, Enti Shtetëror për Statistikë dje publikoi të dhëna për rritjen ekonomike në gjysmën e tremujorit të dytë të vitit 2019 i cili arrin 3,1 për qind, për ç’arsye në gjysmën e parë të vitit ekonomia ka shënuar rritje prej 3,6 për qind. Në tremujorin e dytë të vitit 2019, rritja reale e investimeve bruto vazhdoi me intensitet më të fuqishëm dhe arrin 11,2 për qind.
Nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë Veriore informojnë se në raport, vëmendje e posaçme i kushtohet politikës monetare, me fokus në stabilitetin e valutës vendore dhe nivelit të rezerve devizore, si dhe stabilitetin e sistemit bankar. (koha.mk)