Modele të mbuluara me gjak fals kaluan përmes “kufomave” të enjten mbrëma gjatë sfilatës së javës së modës në Stamboll. Kjo sfilatë ka qenë tërësisht ide e stilistes Basak Cankes, e cila u shpreh se dëshironte që gratë të frymëzoheshin nga arti i saj. Koleksioni i saj ishte i përbërë kryesisht nga ngjyra e kuqe tek veshjet dhe modelet ishin lyer me bojë për të krijuar idenë e gjakut.