Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, pritet të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes. Një kishë 120 vjeçare bullgare në Stamboll do të rihapet të dielën pas përfundimit të punimeve rinovuese, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, pritet të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes.
Kisha ortodokse, e njohur si Kisha e Shën Stefanit, ndodhet në lagjen historike Balat në bregun e Hornit të Artë të qytetit.
Ajo për shtatë vjet ka kaluar nëpër restaurime të mëdha, të bashkëfinancuara nga bashkia metropolitane e Stambollit në bashkëpunim me autoritetet bullgare.
Kisha e Shën Stefanit në Stamboll, që njihet si Kisha e Hekurt për shkak se përbëhet tërësisht prej hekurit është ndërtuar në vitin 1898.