Policia turke arrestoi 38 persona në Stamboll për shkak të pjesëmarrjes në protesta, të organizuara pas referendumit për rritjen e ingerencave të presidentit RexhepTaip Erdogan. Mesut Geçgel, njëri nga të arrestuarit publikoi në Tuiter se policia e ka privuar nga liria me arsyetim se i ka nxitur njerëzit në protesta dhe se ka pohuar se rezultatet nga referendumi janë jo legjitime.