Stalone akuzohet për përdhunim

Aktori Silvester Stalone para disa javësh ishte akuzuar për detyrim të tinejxherëve për të kryer seks në grup, ndërkohë që arrijnë edhe akuza të reja. Akuza e parë kishte ardhur për një incident që ka ndodhur në vitin 1986 në Las Vegas dhe më pas ishte tërhequr, por aktori 71-vjeçar nuk po arrin të gjejë paqe. Silvester është akuzuar nga një grua e pa identifikuar për dhunim në vitin 1990, gjë të cilën aktore e ka hedhur poshtë dhe ka përgatitur padi. Dhunimi thuhet të ketë ndodhur para 27 vjetësh, por ajo tash dëshiron ta hedhë aktorin para autoriteteve të drejtësisë, shkruan portali TMZ. Rasti thuhet të ketë ndodhur në Santa Monika. Stalone shumë shpejt ka reaguar duke thënë se e njeh personin në fjalë dhe se kishin kaluar tri ditë në Izrael, ku kishte xhiruar filmin Rambo dhe jo në Santa Monika, si dhe ka qenë në kontakt me të në vitin 1987, tri vjet më herët se sa që thotë ajo. Aktori paralajmëron se në të njëjtën moment kur gruaja, emrin e së cilës nuk e ka përmendur, do të ngre padi për përdhunim, ai do të përgjigjet me një padi për gënjeshtër.