Stadiumi “Hongkou” i skuadrës së Superligës Kineze, Shanghai Shenhua, ku luan edhe ylli argjentinas Carlo Tevez, është dëmtuar nga një zjarr. Nuk ka pasur viktima të raportuara pas incidentit, që ndodhi të martën në mëngjes. Agjencia shtetërore e lajmeve tha se zjarri nuk kishte ndikuar në pjesën e tifozëve, apo në fushë, që ta bëjnë impiantin sportive të papërdorshëm, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë. Klubi kinez, i menaxhuar nga Gus Poyet, nënshkroi me ish-sulmuesin e Manchester City, Carlos Tevez, vitin e kaluar, për një marrëveshje të raportuar në vlerën e 40 milionë £. Lojtarë të tjerë, që kanë luajtur në Premier League, në këtë skuadër kineze janë edhe Demba Ba e Obafemi Martins. Sezoni i ri i Superligës Kineze ka nisur në fillim të këtij muaji, me Shanghai Shenhua që do të presë Changchun Yatai në ndeshjen e ardhshme, në shtëpi, të dielën e 16 prillit.