Stadiumi “kthehet” në një pyll, kështu duket

Stadiumet njihen si vende që janë të zhurmshme dhe me shumë njerëz. Por në ndihmë të ndryshimit të klimës dhe shkatërrimit të pyjeve, së fundmi një instalacion arti në Austri po e ndryshon këtë ide.

Stadiumi Vortherse në Klagenfurt të Austrisë është kthyer në një pyll madhështor, si pjesë e projektit të ri nga artisti zviceran, Klaus Litman.

Fusha e futbollit është mbjellë me 300 pemë, disa prej të cilave peshojnë 6 tonë.