Varshavë, 19 tetor – Polonia ka në plan të hapë spital të përkohshëm në Varshavë në stadiumin kombëtar për shkak të rritjes së numrit të pacientëve me koronavirus, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë polake, Pjotr Muller.
Media britanike e citoi Mullerin të thoshte se sallat e konferencave të stadiumit do të ktheheshin në spital me rreth 500 shtretër.
Zyrtarët polakë të shëndetësisë thonë se sistemi i tyre i kujdesit shëndetësor është i mbingarkuar nga rritja e numrit të pacientëve me Kovid-19.