Skuadra e Totenhemit do të jetë një nga skuadrat me stadiumin më i bukur në botë. Por ajo që është vënë re së fundmi është se klubi është duke paguar në javë më shumë për stadiumin e ri se sa për pagat e futbollistëve. Spursat kanë qenë të detyruar që të shtojnë forcën punëtore në mënyrë që ta mbarojnë stadiumin brenda afatit të ri të përcaktuar i cili është në Janar të 2019-s. Në stadium kanë qenë 3800 punëtorë të cilët ndërronin turnet gjatë 24 orëve. Mësohet gjithashtu se disa elektriçistë të cilët kanë fituar rreth 400 paund në ditë për të ndihmuar në sistemet elektrike të cilat më vonë u zbuluan se ishin të instaluara gabim. Ndërkohë që sipas “TheSun” bëhet fjalë për 3.8 milionë euro në javë që stadiumi i Totenhemit të rikonstruktohet.