Stadiumi i Çairit bëhet me tribunë të re

Mesditën e kësaj të hëne është hedhur gurthemeli për tribunën e re në stadiumin e Çairit. Në këtë moment historik për vet klubi e Shkupit dhe stadiumin e Çairit, të pranishëm ishin presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe plot zyrtarë tjerë, përfaqësues të klubit të Shkupit si dhe futbollist e ish-futbollist e të vendit dhe puntor sportiv.

Tribuna e re në Çair është pjesë e projektit “het-trik” të UEFA-së, por që realizohet nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Komunën e Çairit. Punimet kanë nisur që nga muaji qershori, ndërsa sot u hedh edhe gurthemeli për të njejtën. Tribuna e re do bëhet sipas të gjitha standartave të UEFA-së, ndërsa afat-kohor për sa do të përfundojnë punimet nuk është bërë e ditur.