Nëse Premier League do të përfundonte sot, Arsenal do të mbetej sërish jashtë Ligës së Kampionëve. Gjithsesi “topçinjtë” nuk kanë vetëm këtë problem, pasi stadiumi i tyre “Emirates Stadium” është i mbushur me minj.
Nga inspektimet higjienike ka rezultuar se minjtë janë vendosur në katër nivele të ndryshme të uzinës që gjendet në veri të Londrës. Ata janë të fshehur në tuba që gjenden në pjesën e poshtme të fushës. Klubi londinez ka punësuar një grup të madh njerëzish për të pastruar të gjithë stadiumin.
Një nga punonjës e kompanisë britanike që ka marrë përsipër pastrimin është shprehur: “Shëndeti dhe siguria e tifozëve tanë janë gjithmonë prioritet ndaj dhe mbetëm shumë të zhgënjyer në tetorin e vitit 2016. Pas marrjes së raportit, ne kemi marrë një sër masash për të zgjidhur problemin”, ka sqaruar ai. Arsenal mban vendin e 5 në Premire league me 33 pikë, 1 më pak se Liverpuli i vendit të katërt.