Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, kështjella e pamposhtur e ‘Dardanëve’

8

Më 9 shtator të vitit 2018, Kosova e ka zhvilluar ndeshjen e parë ndërkombëtare në stadiumin e rinovuar ‘Fadil Vokrri’. Stadiumi ishte futur në renovim për dy vite, për tu kthyer në impiant modern, ku djelmoshat tanë luajnë të barabartë me përfaqësueset e tjera.

Kosova nuk ka humbur realisht në 10 ndeshjet e fundit në shtëpi, duke e llogaritur edhe fitoren 4-3 ndaj Letonisë, para se stadiumi të shkonte në rinovim. Ndeshjet e parë u zhvilluan në kuadër të Ligës së Kombeve, ku ishin Ishujt Faroe, kombëtarja e parë që ‘preu’ shiritin e stadiumit që mban emrin e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Me dy gola në fillim të pjesës së dytë të shënuar nga Arbër Zeneli dhe Atdhe Nuhiu, Kosova kishte mposhtur 2-0 Ishujt Faroe. Kjo fitore, ishte vetëm fillimi i një serie të mirë të ndeshjeve si vendas për ‘Dardanët’.

Djelmoshat e drejtuar nga Bernard Challandes, nuk dinë për humbje në kështjellën ‘Fadil Vokrri’, edhe pse në fushën e tij kanë zbritur kombëtare të respektuara të futbollit. Ishujt Faroe, Malta, Azerbajxhan, Danimarkë, Bullgari, Çeki dhe Gjibraltar, janë kombëtare, që janë ndalur nga Kosova në ‘Fadil Vokrri.

Barazim kanë marr vetëm Danimarka (miqësore) dhe Bullgari. 

Comments are closed.