Një stacioni të metrosë më të famshme në Londër i kanë vendosur emrin e trajnerit Gareth Southgate, në shenjë përgëzimi për atë çka ai arriti me ekipin kombëtar të futbollit në Kupën e Botës Rusi 2018. Në fakt nuk i është dyshuar shumë punë punëtorëve të mirëmbajtjes së metrosë, pasi emri origjinal i stacionit ishte “Southgate” dhe ata i kanë shtuar vetëm emrin “Gareth” përpara. Ky është një stacion në veri të Linjës Picadilly, dhe mësohet se emri i ri do të qëndrojë vetëm për 48 orët e ardhshme.