Kërçovë, 14 shkurt – Rreth mesnatës është stabilizuar furnizimi me energji elektrike në pjesën më të madhe të fshatrave kërçovare të cilat për shkak të motit me dëborë ishin pa energji elektrike.
Nga EVN deklaruan se kanë angazhuar një numër dyfish më të madh të punëtorëve, ndërsa kushtet në terren ishin të këqija, sepse janë vende malore me terren të vështirë.
Rrugët në qytet ku pa ndërprerë kanë punuar gjashtë automjete të NP Komunalec janë të kalueshme edhe pse ka vështirësi në zhvillimin e komunikacionit. Edhe akset rrugore deri në rreth 70 fshatra në rajonin e Kërçovës në pjesën më të madhe janë të kalueshme në një drejtim, por në disa vende ka vende të ashtuquajtura xhepa për kalim të eventualisht dy automjeteve.
Në Kërçovë trashësia e dëborës është rreth 40 cm derisa në mjediset rurale është dyfish më e madhe.