Shkup, 10 janar – Në vend dje u regjistruan 556 raste të reja të Kovid-19 dhe me numrin e djeshëm numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 16.372. Në spitalet në vend dhe në repartet infektive në Shkup po mjekohen 766 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në koronavirus, ndërsa gjatë ditës së djeshme në qendrat Kovid në Shkup janë hospitalizuar 34 pacientë të rinj. Nga Ministria e Shëndetësisë vlerësojnë se numri i pranimeve gjatë ditëve të kaluara është stabil dhe theksojnë se të gjitha repartet e spitaleve klinike disponojnë me shtretër spitalorë në të cilat ka edhe furnizim me oksigjen dhe se janë rreth 450 shtretër të lirë spitalorë në qendrat për kovid.
Dje janë bërë 2953 testime, ndërsa 556 rastet e reja të Kovid-19 janë nga: Shkupi-204, Kumanova-18, Shtipi-9, Prilepi-33, Velesi-16, Manastiri-8, Ohri-1, Kavadari-30, Gostivari-12, Gjevgjelia-11, Strumica-15, Kriva Pallanka-6, Radovishi -11, Koçani- 4, Probishtipi-1, Makedonski Brodi-1, Vallandova-2, Vinica-1, Shën Nikolla-4, Kërçova-6, Resnja-2 dhe Negotina-9.
Të shëruar nga Instituti i Shëndetit Publik janë regjistruar 404 pacientë ndërsa 22 kanë vdekur të cilët janë të moshës midis 47 dhe 84 vjeç.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 86150, numri i pacientëve të shëruar është 67164, numri i viktimave është 2614, ndërsa numri i rasteve aktive është 16372. Sipas analizave të deritanishme epidemiologjike në Shkup ka më së shumti persona aktivë, gjithsej 10017 persona.
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirusin që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 766 dhe janë rreth 450 shtretër spitalorë të zbrazët në qendrat për kovid.
Dje në qendrat për kovid në spitalet në vend është paraqitur se janë duke u mjekuar gjithsej 426 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në koronavirus.
Në repartet infektive në Shkup po mjekohen 338 persona të dyshimtë dhe të vërtetuar për Kovid-19, ndërsa dje janë pranuar 34 pacientë të rinj. Një pjesë e madhe e pacientëve janë mbështetje oksigjeni.