Shkup, 27 mars – Parlamenti i studentëve në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” konsideron se me tekstin e propozuar në ligjin e ri për arsim të lartë, i cili është dorëzuar në procedurë parlamentare, “pushteti dhe MASH synojnë për autonominë e Universitetit.
Sipas PSSHKM, kufizohet kandidimi për kryetar të organizatës studentore sepse, siç theksojnë, është paraparë që kryetari i ri të zgjidhet nga radha e kuvendit të studentëve, gjegjësisht nga 44 persona, dhe jo në zgjedhje të drejtpërdrejta.
“Në vend të ruajtjes të autonomisë, në mënyrë brutale prishet autonomia studentore dhe organizimi i studentëve. Zgjedhjet për përfaqësuesit e studentëve në kuvendet e studentëve të fakultetit i shpall dekanati në vend se vetë studentëve. Organit të ri universitar të kuvendit studentor i vendoset sistem votimi i delegatëve, gjegjësisht 44 studentë të përzgjedhur nga kuvendet e studentëve të fakultetit për të vendosur se kush do të bëhet kryetar. Me këtë ideja dukshëm është që të na kthejnë disa vite mbrapa apo në sistemin e mëparshëm, kur funksiononte sistem i delegatëver”, thekson Parlamenti studentor i USHCM.
PSSHKM në reagimin pyet edhe se nëse ombudsmani i studentëve duhet t’ju shërbejë studentëve apo profesorëve sepse, siç thekson, në vend nga studentët ai do të zgjidhet në seancë nga Senati i Universitetit dhe senatit do të duhet t’i dërgojë raport për punën e tij.