Sipas vlerësimeve të para të paktën 5 persona e kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e tokës dhe goditja e rrufesë, të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga zyrtarët e Qendrës për Menaxhimin e Fatkeqësive thuhet se 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të tokës dhe 3 të tjerë nga goditja e rrufesë.
Më shumë se 1.000 persona janë evakuuar për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut ndërsa qeveria paralajmëroi për rrëshqitje të tokës në 5 rajone.
Departamenti i Meteorologjisë paralajmëroi popullatën për bubullima dhe reshje të vazhdueshme dhe i bëri thirrje të marrë masa për të minimizuar dëmet e shkaktuara nga goditja e rrufesë.