Sputniku rus mbyll redaksinë e lajmeve në Britaninë e Madhe

37

Agjencia ruse e lajmeve Sputnik, seksioni në gjuhën angleze, e cila në opinion njihet edhe si organi i propagandës së Qeverisë Ruse, ka njoftuar se ka mbyllur redaksinë e saj të lajmeve në Britaninë e Madhe.

Sipas menaxhmentit të Sputnik, arsyeja e mbylljes së redaksisë në Britaninë e Madhe ka të bëjë me riorganizimin e punës. Sputnik njofton se edhe pse nuk do të jenë prezent në Britaninë e Madhe, ata do të vazhdojnë të mbulojnë ngjarjet që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar.

Sipas analistëve që përcjellin aktivitetin e mediave propaganduese ruse, arsyeja e vërtet e mbylljes së redaksisë së Sputnik në Britaninë e Madhe, nuk vije si pasojë e riorganizimin të punës së Sputnik, por si pasoj e krijimin të një ambienti armiqësorë, përmes propagandës ruse dhe aktiviteteve të shërbimeve inteligjente ruse, siç kemi rastin Skripal.

Kohëve të fundit Britania e Madhe kishte akuzuar Rusinë, se përmes propagandës është duke u munduar që të ndërhyjë në proceset politike në Mbretërinë e bashkuar. Si pasoj e ndërhyrjeve ruse, mediat britanike kishin njoftuar se Qeveria britanike ka urdhëruar Njësitë speciale të Ushtrisë britanike, SAS dhe SBS, që të punojnë së bashku me Shërbimin sekret britanik MI6, në zhbërjen e ndërhyrjeve ruse si në Britaninë e Madhe ashtu edhe në gjithë globin.