Është kryer veprim jo i rregullt dhe i paligjshëm i nëpunësve policorë të burgut dhe të nëpunësve nga sektori për krim të përgjithshëm ndaj dy policëve, informoi sot kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë (SPP) Goce Delçev Todev. “Vetëm në dy javët e fundit sindikata e pavarur ka evidentuar dy raste të dy kryetarëve të organizatave sindikale. Njëri rast është me kryetarin organizatës sindikale të SPB Strumicë, ndërsa i dyti është me kryetarin e sindikatës së pavarur të policisë së burgut të të gjitha burgjeve të Republikës së Maqedonisë”, theksoi Delçev.
Që në të dy rastet sipas tij është kryer mobing ndaj policëve nga eprorët e tyre. Nga SPP-ja kërkojnë që nga ministritë kompetente të ndërmarrin masa për veprim jo të drejtë dhe të paligjshëm të personave udhëheqës. Delçev apeloi deri te drejtori i Byrosë për siguri publike (BSP) dhe ministri i Punëve të Brendshme nëse mendojnë se ka nevojë, urgjentisht të fillojë procesi për ndërrimin e njërit prej funksionarëve udhëheqës në MPB, e gjithë kjo me qëllim, siç tha, të mos iu lihet hapësirë udhëheqësve për të kryer mobing ndaj policëve.