Kush e di nëse Serena Williams, duke zgjedhur veshjen sportive, e kishte imagjinuar se mund të ngjallte kaq shumë debat.
Kompleti i saj i zi, ngjalli debat me rastin e turneut të tenisit në Paris, por tërhoqi sërish vëmendjen kur Bernard Giudicelli, një nga organizatorët e eventit deklaroi se veshja e Serenës këtë vit, nuk do të pranohet më. “Mendoj se ndonjëherë teprohet. Veshja e Serenës këtë vit, nuk do të pranohet më. Duhet të respektojmë lojën dhe vendin”.
Por tenistja shpjegoi se pas zgjedhjes së veshjes së saj, e realizuar enkas nga Nike për të, ka disa motive shëndetësore.
Veshja është krijuar duke mbajtur parasysh problemet e qarkullimit të gjakut, prej të cilave kampionia vuan pas shtatzënisë si dhe për të parandaluar trombozën.
Kur mbante veshur tutat, majin e kaluar, tenistja kishte deklaruar se me to ndihej e fortë dhe e pamposhtur.
Ndërkohë Nike lidhur me polemikat deklaroi se “mund ti heqësh një superheroi, por nuk mund ti heqësh kurrë supefuqitë e tij”.