Sportingu është kampion i Portugalisë për edicionin 2020/2021.
Sportingu titullin e siguroi të martën mbrëma pas fitores 1:0 ndaj Boavistas.
Paulinho shënoi golin e fitores në minutën e 36-të. Pas xhiros së 32-të të kampionatit portugez, Sportingu i ka 82 pikë, tetë më shumë se Porto.
Për Sportingun është titulli i 19-të në histori. Është klubi i tretë më i suksesshëm pas Benficas me 37 tituj dhe Portos me 29.
Për titullin e 19-të, Sportingu ka pritur 19 vjet. Titullin e kaluar e kishte fituar në vitin 2002.