Milica Daboviq deri para disa vitesh ishte një nga basketbollistet më të mira të përfaqësueses së Serbisë, duke fituar titullin e Kampionatit Evropian në Hungari në vitin 2015 dhe më pas medaljen e bronztë në Rio de Janeiro në vitin 2016. Pas lindjes së djalit të saj Stefan, edhe në moshën 37 vjeçare, ajo vendosi ti kthehet sportit, por i befasoi të gjithë me zgjedhjen e saj – për të vazhduar karrierën e saj në Shqipëri, në fanellën e Flamurtarit.
“Shpërngulem në Vlorë, nënshkrova me një nga klubet më të mira nga Shqipëria, Flamurtari. Ata njerëz më pritën me krahë të hapura dhe mezi pres të bëhem pjesë e ekipit të tyre. Të gjithë e dinin se dëshiroja të kthehesha në një klub në Serbi, por kjo nuk ndodhi. Sidoqoftë, mezi pres që të filloj përsëri të luaj basketboll. Nuk është e njëjtë, posaçërisht kujdesem se si djali Stefan do të përjetojë shpërnguljen. Megjithatë ky është sport, jo politik dhe besoj se nuk do të ballafaqohem me asnjë problem “, deklaroi tha Daboviq pwr “Glorija”, transmeton gazeta KOHA.