Askush nuk ka nga ta di nëse vlerësimi i aleatit është i besueshëm derisa ta ketë kryer vetë atë vlerësim. Ajo që e bën grupin “Five Eyes” kaq unik është angazhimi për të mos spiunuar njëri-tjetrin. Kudo tjetër, nuk ka një angazhim të tillë. Siç tha ish presidenti i SHBA-ve, Ronald Reagan, duke iu referuar çarmatimit bërthamor: Besoni, por kontrolloni
Nga Elisabeth BRAW
Vendi i vogël Nordik, Danimarka ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara të spiunojnë Gjermaninë, Francën dhe aleatët e tjerë evropianë midis viteve 2012 dhe 2014. Ministri francez i Evropës, Clément Beaune, deklaroi se u zbulua që Kopenhagen kishte lejuar Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SH.B.A.-së të përdorte sistemet daneze të përgjimit për të përgjuar bisedat e udhëheqësve të lartë evropianë, duke përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin gjerman Franz-ëalter Steinmeier dhe shprehet i tronditur. “Nuk është diçka e pranueshme midis aleatëve”, tha Presidenti Emmanuel Macron. Peer Steinbrück, një ish kandidat Social Demokrat për kancelar gjerman tha se afera ishte një “skandal politik”.
“Këta burra e dinë më mirë – ose duhet ta dinë. Sigurisht, kushdo edhe unë vetë mund të kem një reagim të ngjashëm nëse zbuloj se një mik ka ndihmuar një tjetër mik të përgjojë telefonatat e mia. Por kombet nuk kanë miq. Kanë vetëm interesa. Dhe spiunimi midis aleatëve edhe të ngushtëve nuk është vetëm një praktikë e zakonshme, por është shpesh një ide e mirë”, tha një udhëheqës i famshëm francez dikur. Kur lajmi se SHBA spiunoi aleatët e saj u hap tetë vjet më parë, atëherë Kryeministri Jean-Marc Ayrault deklaroi se ishte thellësisht i tronditur, për t’u kundërshtuar menjëherë më pas nga Bernard Squarcini, kreu i larguar së fundmi i agjencisë së kundërzbulimit të Francës. “Unë jam i habitur nga një naivitet kaq zhgënjyes. A mendoje se politikanët tanë nuk interesohen fare të lexojnë raportet që marrin nga shërbimet e inteligjencës?”, tha Squarcini për të përditshmen franceze Le Figaro.
As Berlini nuk ka gojë për t`u ankuar. Gjashtë vjet më parë, Gjermania ishte në vendin e Danimarkës, kur mediat raportuan se kishte lejuar NSA-në të spiunonte kompanitë evropiane të mbrojtjes. Gjermanët e dinë më mirë se kushdo që spiunimi ndaj aleatëve të vet ka një histori të gjatë, pikërisht sepse është kaq i nevojshëm. Në vitet 1970 ka pasur shumë pak besim mes inteligjencës amerikane dhe asaj të Gjermanisë Perëndimore. Madje ajo Gjermane refuzonte të ndante informacion me amerikanët nga frika e ekspozimit në Kongres. Ndërkohë, nga ana tjetër agjencitë e inteligjencës amerikane ishin të bindur se agjencitë e inteligjencës gjermane Perëndimore ishin duke u spiunuar nga Gjermania Lindore, kështu që as ata, nuk shkëmbyen informacion. Ata patën të drejtë në fund fare: Në vitin 1974 krahu i djathtë i kancelarit Willy Brandt Günther Guillaume u demaskua si një spiun i Gjermanisë Lindore.
Një herë pata privilegjin të intervistoja Markus Wolf, kryesipunin legjendar të Gjermanisë Lindore. Ne folëm, ndër të tjera, për përpjekjet e CIA-s për ta dashur atë pas shembjes së Gjermanisë Lindore. Vendet kanë një interes të arsyeshëm për të mbajtur të informuar veten në lidhje me zhvillimet e vazhdueshme dhe të mundshme në të gjithë botën, duke përfshirë edhe vendet mike – sepse ato vende mund të kenë përparësi të ndryshme në lidhje me atë që është e rëndësishme, dhe ashtu si Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania Perëndimore në vitet 1970, ato mund të hezitojnë të ndajnë atë që dinë edhe me aleatët e tyre më të ngushtë. Të rikujtojmë ish-ministren e Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl, e cila kërceu me presidentin rus Vladimir Putin në dasmën e saj tre vjet më parë. Agjencitë e inteligjencës së Austrisë me gjasë kanë bërë një vlerësim të ndryshëm të ngjarjes nga homologët e tyre aleatë.
Askush nuk ka nga ta di nëse vlerësimi i aleatit është i besueshëm derisa ta ketë kryer vetë atë vlerësim. Ajo që e bën grupin “Five Eyes” kaq unik është angazhimi për të mos spiunuar njëri-tjetrin. Kudo tjetër, nuk ka një angazhim të tillë. Siç tha ish presidenti i SHBA-ve, Ronald Reagan, duke iu referuar çarmatimit bërthamor: Besoni, por kontrolloni. Liderët evropianë si Steinbrück, Beaune dhe Macron kanë të drejtë të zemërohen. Por ata nuk duhet të pretendojnë se janë të tronditur. Çdo udhëheqës e di atë që vetëm bisedat me një person tjetër, të zhvilluara gjatë shëtitjeve në natyrë, janë të sigurta nga përgjimi – dhe madje edhe ato jo domosdoshmërisht. E sigurt supozohet se është vetëm Merkel, udhëheqëse e aftë dhe fëmijë i rritur në Gjermaninë Lindore, nuk diskutoi asnjë sekret shtetëror në telefonin e saj celular. (politico.eu)