Shkup, 23 tetor – Në të aktualisht ka 47 pacientë Covid pozitivë, e spitali ka kapacitet për 77 të tillë. Autoritetet shëndetësore vendosën që repartet e brendshme të spitaleve në vend të riorganizohen dhe personeli mjekësor nga Qendra Klinike e Shkupit “Nënë Tereza” të aktivizohet si ndihmë shtesë në Klinikën për Sëmundje Infektive, ku trajtohen pacientët me Covid-19.
Në Strumicë dhe Shtip, u caktuan repartet të tjera spitalore për pacientët Covid pasi kapacitetet aktuale janë plot. Në Strumicë ka 58 të hospitalizuar, ndërsa reparti kishte vetëm 38 shtretër. Situatë e njëjtë edhe në Shtip. Spitali i Kumanovës ka 33 pacientë Covid pozitivë dhe vetëm 28 shtretër. Vetëm 3 vende të lira ka në Veles, kurse 2 vende në Manastir.
Në Spitalin “8 Shtatori” janë të Hospitalizuar 47 pacientë, në Spitalin për Sëmundje të Mushkërive të Fëmijëve në Kozle janë të shtruar 18 pacientë. Të gjithë drejtorët e spitaleve duhet të bëjnë riorganizim shtesë të hapësirës në departamentet e brendshme për të siguruar kapacitet shtesë në to dhe për të optimizuar personelin mjekësor të klinikave në Shkup të cilët do të ndihmojnë Infektivin.
Ministri Filipçe thotë se po mobilizojnë profesionistë të shëndetit publik, të cilët do të përfshihen në trajtimin e pacientëve me Korona dhe gjithashtu do të ndihmojnë kolegët në Repartin e Sëmundjeve Infektive.
Pritet të vijnë edhe testet e shpejta për të ndihmuar në zbulimin e pranisë së virusit Covid tek pacientët që shtrohen në spitale. Sipas trendit në rritje të të infektuarve me pamje të rëndë klinike, nuk përjashtohet mundësia që në disa prej rajoneve, shërbimi “Termini im” të anulohet përsëri dhe punonjësit shëndetësorë të përqendrohen vetëm në trajtimin e pacientëve pozitivë ndaj Covid 19.
Në Kavadar ndërkohë është infektuar një nxënës i klasës së parë, 13 shokët e tij të klasës dhe 3 mësuese, të cilët janë në izolim.