Kumanovë, 25 prill – Rreth 330 kandidatë janë paraqitur për 53 vende pune për kuadër profesionist dhe personel ndihmës në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë. Më së shumti janë të interesuar për vendin e punës motër medicinale, pastaj mjek dhe praktikë e përgjithshme, shkruan gazeta KOHA.
“Për 8 vende pune kanë konkurruar 128 motra medicinale. Nuk është i vogël edhe interesi për mjek, ku për 10 vende të lira pune kanë konkurruar 36 kandidatë. Edhe përskaj faktit që vazhdimisht thuhet se kemi pak mjek dhe motra medicinale, kjo është tregues i mirë se kemi numër të madh dhe është mirë që duan të punojnë në sektorin publik shëndetësor”, ka thënë dr.Snezhana Zaharieva, drejtoreshë e spitalit. Mes kandidatëve mjek dhe motra medicinale ka edhe profesionistë nga spitalet dhe ambulancat private.
Spitali i përgjithshëm i Kumanovës nga Ministria e Shëndetësisë ka marrë leje për 53 punësime të reja që të plotësojë mungesën e kuadrit profesionist që e ka pasur me vite. Konkursi ka përfunduar më 12 prill, ndërsa të përzgjedhurit do të fillojnë me punë nga muaji i ardhshëm. Ky spital është më i madhi i asaj ane dhe ofron shërbime shëndetësore mbi 200.000 pacientëve nga Kriva Pallanka, Kratova, Rankovci, Likova, Staro Nagoricani… Në spital ka 660 të punësuar, 75 nga të cilët janë specialist, ndërsa mungojnë rreth 50 mjek në të gjitha repartet. (koha.mk)