Spitali gjinekologjik “Nëna Terezë” në Çair sot e ka hapur pjesën tërësisht të rinovuar për anestezion dhe mjekim intensiv dhe dy salla për operacione. Rinovimi ka zgjatur gjashtë muaj, nga qershori deri në dhjetor të këtij viti, ndërsa janë shpenzuar mbi gjashtë milionë denarë të siguruara nga kompanitë “Alma M”, “Tempo 99″ dhe Eftinia Impeks”.
“Nevoja që të hyjmë në një intervenim të këtillë që ta rinovojmë zemrën gjinekologjike të spitalit doli nga dy gjëra. Ky trakt është i hapur që nga vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, që do thotë pa pak katër dekada punë e vazhdueshme. Ky është rinovimi i tij i parë. Shkaku i dytë është që në këtë spital vërehet trend i rritjes së vazhdueshme të vëllimit të punës. Në tre vitet e ardhshme kemi rritje të shkallës së numrit të lindjeve nga të paktën 10 për qind për çdo vit, gjegjësisht rritje kumulative nga viti 2015 për 40 për qind. Kjo do të thotë se këtë vit do ta përfundojmë me më shumë se 4.100 lindje, që nevojën e pjesës operative të spitalit e ka bërë më të madhe”, deklaroi dr. Kristina Skeparovska.
Drejtori i Gjinekologjisë Çair, Bashkim Ismaili theksoi se me pajisjen e re që e kanë marrë, spitali mund të jetë konkurrues, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon. “Shpresoj se këtë do ta shfrytëzojmë për të mirën e pacientëve dhe të kemi fat gjatë punës”, tha Ismaili.