Një grua egjiptiane, e cila besohet të jetë gruaja më e shëndoshë në botë (500 kg), së shpejti do të shkojë në Indi për t’iu nënshtruar operacionit për humbje peshe. Eman Ahmed Abd El Aty, 36-vjeçare, do të fluturojë me një aeroplan të tërë për në Mumbai për t’iu nënshtruar operacionit. Ambasada indiane në Kairo në fillim e refuzoi kërkesën e saj për vizë meqë nuk kishte mundësi të udhëtonte. Kjo ndryshoi pasi kirurgu kontaktoi ministrin e Punëve të Jashtme në Indi, shkruan BBC. Familja e Abd El Aty thotë se ajo nuk ka qenë në gjendje të dalë nga shtëpia për 25 vite, dhe se ajo është lindur 5 kg dhe është diagnostikuar me elefantizëm, që është një sëmundje ku një gjymtyrë apo pjesë tjetër e trupit zmadhohet për shkak të një infeksioni parazitik. Ata thonë se në moshën 11-vjeçare, ajo shtoi aq shumë peshë sa nuk mundi të ecte më. Pasi pësoi një infarkt, ajo nuk doli më kurrë nga shtëpia.
Spitali gjen objekt të ri për të operuar gruan më të shëndoshë në botë (FOTO)
Leave a comment