Paris, 24 shtator – Drejtoria e spitaleve parisiene kumtoi se është detyruar të anulojë intervenimet kirurgjike “nga kjo fundjavë”, për shkak të numrit të rritur të pacientëve të sëmurë nga koronavirusi i ri në repartet për kujdes intensiv, lajmëroi korrespondentja e MIA-s.
Numri i “pacientëve me Kovid” të hospitalizuar në spitalet parisiene u rrit prej 150 në fillim të shtator në 330 të mërkurën. Autoritetet shëndetësore presin deri në 600 në fund të muajit.
“Rritet edhe numri i pacientëve të pranuar në kujdes intensiv – 50 para tre jave, 132 dje dhe me siguri më shumë se 200 javën e ardhshme”, kumtoi zëvendësdrejtori, Fransoa Kremijo.
“Tani duhet anulim. Dëshironim ta shmangim me çdo çmim dhe spitalet parisiene të detyrohen ta bëjnë atë nga kjo fundjavë, për shkak të pacientëve me Kovid në kujdes intensiv”, sqaroi ai.
Kjo do të paraqesë “rreth 20 për qind” nga operacionet e planifikuara, prioritet i atyre pacientëve “trajtimi i të cilëve mund të anulohet pa rrezik nga humbja e mundësisë për shërim”.
Spitalet tani shpresojnë se kufizimet e reja të shpallura dje nga ministri i shëndetësisë, Olivie Veran, do të mundësojnë të ndalet rritja epidemiologjike.
“Sfidë për 15 ditët e ardhshme do të jetë të mos shkojë mbi 50 për qind anulimi i operacioneve të planifikuara”, shtoi Fransoa Kremijo.
Drejtori i përgjithshëm i spitaleve parisiene, Martin Hirsh, megjithatë theksoi se këto “Përshtatje të aktiviteteve të caktuara” nuk ishin të rendit të njëjtë sikur edhe “anulimi masiv”, i vendosur në nivel nacional, drejtpërdrejtë para masave të izolimit nga mesi të marsit.