Numri i lartë i të vdekurve ka nxitur pakënaqësi kundër Izraelit për siç është thënë përdorimin e tepruar të forcës kundër protestuesve të paarmatosur.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka nisur sesionin e së martës me një minutë heshtje në nderim të të vdekurve, ndërsa i dërguari i posaçëm i Lindjes së Mesme ka thënë se “nuk ka arsyetime për vrasjet”.
Turqia ka dëbuar ambasadorin e Izraelit derisa shumë shtete evropiane kanë bërë thirrje për hetim ndërkombëtar.
Izraeli ka thënë se ka të drejtë të mbrojë kufirin e tij dhe komunitetet përreth, duke akuzuar grupin militant Hamas për organizim të sulmeve nën pretekstin e protestave.
Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley ka mbrojtur Izraelin duke thënë se asnjë shtet anëtar “nuk do të vepronte me më shumë përmbajtje se Izraeli”.
Përleshjet e së hënës kanë qenë vazhdimësi e disa javëve protesta të udhëhequra nga Hamasi.
Në po atë ditë ambasada amerikane është bartur nga Tel Avivi në Jerusalem, hap i cili ka pasur vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.