Tiranë, 19 shkurt – Pas njoftimit të presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir se më 2 mars do të lidhë besë me qytetarët dhe prej aty do të nisin procesin e shpartallimit të grushtit të shtetit, ka reaguar ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënësja qeveritare, Elisa Spiropali.
Në reagimin të publikuar në Tuiter, Spiropali thekson se Metës nuk mund t’i ndihmojë as populli, keqardhja për të nuk ka fund.
“Pyetja sot s’është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe nuk ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën. Kjo dihet. Pyetja është pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin! Keqardhja për Presidentin ka sosur. Ajo për Metën s’ka të sosur!”
Shton se keqardhja për Presidentin nuk ka fund.
“Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli! Populli jo e jo. Sa për grushtin e shtetit,ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushte”, shkroi ajo.
Në mënyrë eksprese zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi i është përgjigjur ministres Spiropali, duke theksuar se se “popullin do e shihni shumë shpejt”, ndërsa me ironi i sygjeron Spiropalit “mbani fort oligarkët se ata janë të besës.
“Mbani fort oligarkët se ata janë të besës. Sa për popullin, do e shihni shumë shpejt! Edhe pak durim! Me qetësi dhe drejtësi! Për gjuhën jashtë kontrollit, nuk kemi koment, se ti na udhëheq në këtë drejtim bashkë me Skënderbeun tënd”, shkruan Blushi në Fejsbuk.(koha.mk)