Pas qëndrimit të Komisionit të Venecias ku thuhej se Presidenti Ilir Meta ka shkelur kushtetutën dhe ka kaluar përtej kompetencave të tij duke shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit ka reaguar edhe Ministrja, njëherësh zëdhënësja e Kryesisë së PS-së Elisa Spiropali.
Duke kujtuar betimin e Metës ku thoshte se nëse Komisioni i Venecias thotëse ai ka shkelur Kushtetutën ai do të japë dorëheqjen , në mënyrë ironike Spiropali pyet: A do ta mbajë Ilir Meta fjalën që i dha http://çimit.net kur u betua se “po tha Venecia e shkele, do iki vetë dhe s’merrem me e lehtë apo e rëndë shkelja”?
Reagimi i plotë i Spiropalit:
A do ta mbajë Ilir Meta fjalën që i dha http://çimit.net kur u betua se “po tha Venecia e shkele, do iki vetë dhe s’merrem me e lehtë apo e rëndë shkelja”? S’besoj e mban, po që e shkeli e shkeli dhe 30 qershori u pagëzua edhe me ujin e bekuar të Venecias
#KrenarepërPS