Athinë, 28 janar – Për ratifikimin e protokollit për anëtarësim në NATO, Demokracia e Re do të bëjë të njëjtën që ka bërë gjatë procesit të ratifikimit të Marrëveshjes, pasi konsiderojmë se është marrëveshje e dëmshme dhe nuk është në interes të interesave kombëtare, ka thënë Maria Spiraki, zëdhënëse e partisë më të madhe opozitare në brifingun e sotëm me gazetarët, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë, transmeton Koha.
Spiraki ka thënë se tani “Cipras shpejton të harrojë se marrëveshja shkelet, shpejton të harrojë se hoqi dorë për gjuhën maqedonase dhe identitetin për fqinjët, ndërsa Zaev feston, duke harruar pjesën e parë të emrit të përbërë të vendit të tij”.
“Demokracia e Re angazhohet ashpër të kontrollojë zbatimin e kësaj marrëveshje të dëmshme. Demokracia e Re angazhohet se do të luftojë t’i kufizojë pasojat mbi ekonominë dhe bizneset në Maqedoninë e Veriut. Prandaj, përgatit dhe së shpejti do të zbardh plan për mbështetje dhe rikonstruim produktiv të Maqedonisë tonë. Demokracia e Re si qeveri e ardhshme, plotësisht e mban të drejtën të bllokojë rrjedhën e fqinjëve tanë drejt BE-së, nëse konsideron se është prekur interesi kombëtar”, ka thënë Spiraki.
Zëdhënësja e Demokracisë së Re thotë se qeveria në tentim të shmang Prespën, nga sirtari e ka nxjerrë mundësinë e rritjes së pagës minimale, diçka që ka mundur të bëhet në shtator të vitit të kaluar. (koha.mk)